• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në përmbytjet në Afganistanin qendror kanë humbur jetën të paktën 50 persona

Në përmbytjet në Afganistanin qendror kanë humbur jetën të paktën 50 persona

Kabul, 18 maj 2024 (MIA) - Së paku 50 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që kanë goditur Afganistanin qendror, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Përfaqësuesi i provincës afgane Gor, Mavlavi Abdul Hai Zaem, deklaroi se ende nuk ka të dhëna se sa persona janë lënduar nga prurjet e ujërave.

Ai bëri të ditur se nga vërshimet janë shkatërruar plotësisht 2000 shtëpi, ndërsa dyfishi janë dëmtuar pjesërisht.

Mbi 2.000 dyqane janë nën ujë në kryeqytetin e provincës Gor, Feroz Koh. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR