• e premte, 05 dhjetor 2025

Autoritetet palestineze: Të paktën 38 të vrarë dhe 204 të plagosur në sulmet izraelite në Gazë

Autoritetet palestineze: Të paktën 38 të vrarë dhe 204 të plagosur në sulmet izraelite në Gazë

 Tel Aviv/Gazë, 25 maj 2025 (MIA) - Të paktën 38 persona janë vrarë dhe 204 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, të drejtuar nga Hamasi.

Numrat nuk përfshijnë viktimat e regjistruara në spitalet në Gazën veriore, pasi qasja në zonë është aktualisht e vështirë, raporton DPA.

 Dhjetëra të vdekur raportohen çdo ditë në Rripin e Gazës që kur ushtria izraelite nisi një ofensivë të re të madhe një javë më parë.

 Sulmet dhe kufizimet e Izraelit për ndihmën ndaj Gazës kanë tërhequr kritika ndërkombëtare, përfshirë edhe nga aleatët e ngushtë izraelitë.

 Që nga fillimi i luftës në Gazë, pas sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023 nga Hamasi, sipas burimeve palestineze, më shumë se 53.900 njerëz janë vrarë dhe 122.700 të tjerë janë plagosur.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR