• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga stuhia në Pakistan

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga stuhia në Pakistan

Islamabad, 25 maj 2025 (MIA) - Të paktën 14 njerëz humbën jetën, ndërsa mbi njëqind janë lënduar në stuhinë që përfshiu pjesën qendrore dhe veriore të Pakistanit pas temperaturave të larta ekstreme të ajrit.

Erë të fortë e shoqëruar me stuhi kishte mbrëmë në Penxhabin lindor, në provincën veriperëndimore Hajber Pahtunhva dhe kryeqytetin e Islamabadit.

Stuhia ka çrrënjosur drunj dhe ka rrëzuar largpërçues. Numri më i madh i njerëzve vdiqën nën rrënojat e ndërtesave, ndërsa dy të tjerë vdiqën nga lëndimet e marra nga panelet diellore që u morën nga erërat e forta. Një burrë humbi jetën, ndërsa tre janë lënduar nga rrufeja.

Në disa pjesë të Penxhabit ditëve të fundit temperatura e ajrit është rritur mbi 45 gradë Celsius, ndërsa në prill temperatura arriti 46,5 gradë rekord.

Shkollat në Penxhab dhe Baloxhistan njoftuan se pushimi veror i shkollave do të fillojë më herët për shkak të temperaturave të larta. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR