Kaja Kalas bën thirrje për "presionin më të fortë ndërkombëtar" mbi Moskën
- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas, bëri thirrje sot për "presionin më të fortë ndërkombëtar" ndaj Rusisë, pas sulmit të fundit ajror rus në Ukrainë ku humbën jetën të paktën 12 persona.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:23, 25 maj, 2025
Bruksel, 25 maj 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kalas, bëri thirrje sot për "presionin më të fortë ndërkombëtar" ndaj Rusisë, pas sulmit të fundit ajror rus në Ukrainë ku humbën jetën të paktën 12 persona.
"Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe shkatërrimin e Ukrainës. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis të pafajshmëve të vrarë dhe të plagosur. Kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë", publikoi Kalas në Platformën Iks.
Autoritetet në Kiev thanë më parë se të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet ajrore ruse në disa rajone, disa orë para një shkëmbimi të planifikuar të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Midis viktimave janë edhe tre fëmijë në rajonin veriperëndimor të Ukrainës, Zhitomir.
Foto: Arkivi i MIA-s