Të paktën 20 njerëz u vranë në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës
- Në sulmet e sotme izraelite ndaj Rripit të Gazës u vranë 20 palestinezë, mes viktimave është edhe një gazetar i vendit dhe një i punësuar në shërbimet e shpëtimit.
- Post By Sara Ademi
- 13:54, 25 maj, 2025
Gaza, 25 maj 2025 (MIA) - Në sulmet e sotme izraelite ndaj Rripit të Gazës u vranë 20 palestinezë, mes viktimave është edhe një gazetar i vendit dhe një i punësuar në shërbimet e shpëtimit.
Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze armata izraelite ka kryer një sulm në pjesën veriore të enklavës palestineze Kan Junis, ndaj Xhabalisë në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe ndaj Nuseirat në pjesën qendrore.
Gazetari Hasan Majdi Abu Varda dhe disa anëtarë të familjes së tij u vranë në mëngjes në Xhabalia pasi një bombë avioni qëlloi shtëpinë e tij. Sipas Zyrës për media të Hamasit, me vrasjen e Vardës, numri i gazetarëve palestinezë të vrarë nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës është rritur në 220.
Në një sulm tjetër ajror në Nuseirat u vra një përfaqësues i lartë i shërbimit emergjent civil palestinez Ashraf Abu Nar dhe bashkëshortja e tij.
Krahu i armatosur i Hamasit dhe Xhihadi Islamik njoftuan se luftëtarët e tyre sot kanë kryer disa sulme me bombë ndaj ushtarëve izraelitë, të cilët veprojnë në Rripin e Gazës. sa/
foto: EPA