• e martë, 02 korrik 2024

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në provincën gjermane Sar

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në provincën gjermane Sar

Berlin, 18 maj 2024 (MIA) - Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime dhe rrësdhqitje të dheut në krahinën perëndimore gjermane Sar. Për shkak të prujeve të ujërave kanë evakuuar banorët e disa ndërtesave.

Sipas Shërbimit meteorologjik gjerman në Sar dje kanë reshur më shumë se 100 litra shi në metër katror për më pak se 24 orë.

Sipas informaciomeve të deritanishme, në stuhinë nuk ka viktima, ndërsa gjatë evakuimit një person është lënduar.

Numër i madh i rrugëve në Sar ende janë të mbyllura, ndërsa është kufizuar edhe qarkullimi hekuruhdor.

Kancelari federal gjerman Olaf Sholc paralajmëroi se do ta vizitojë rajonin e përmbytur.

Për shkak të reshjeve është rritur gatishëria edhe e shërbimeve kompetente në rajonet Saksonia, Tiringia dhe Bavaria. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR