• e diel, 22 dhjetor 2024

Kongresmeni Doget i bëri thirrje Bajdenit të tërhiqet nga gara presidenciale

Kongresmeni Doget i bëri thirrje Bajdenit të tërhiqet nga gara presidenciale

Uashington, 2 korrik 2024 (MIA) – Kongresmeni demokrat nga Teksasi, Llojd Doget, sot publikisht i bëri thirrje presidentit Xho Bajden që të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

Doggett është kongresmeni i parë nga Partia Demokratike që i bëri thirrje Bajdenit të japë dorëheqjen, pas performancës së dobët të presidentit në debatin e javës së kaluar me Donald Trampin.

E pranoj se, ndryshe nga Tramp, angazhimi i parë i Presidentit Bajden ka qenë gjithmonë ndaj vendit tonë, jo ndaj vetes së tij, shpresoj që ai të marrë vendimin e dhimbshëm dhe të vështirë për të dhënë dorëheqjen. Unë me respekt e nxis atë ta bëjë këtë, theksoi Doget. ls/

Foto: Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR