• e diel, 22 dhjetor 2024

Është shtyrë shqiptimi i dënimit për Trampin për çështjen para për heshje në Nju-Jork për 18 shtator

Është shtyrë shqiptimi i dënimit për Trampin për çështjen para për heshje në Nju-Jork për 18 shtator

Nju-Jork, 2 korrik 2024 (MIA) - Një gjykatës nga Nju Jorku që udhëheq çështjen “Para për heshtje” kundër Trampit e ka shtyrë shqiptimin e dënimit për kandidatin republikan për president për më 18 shtator, njoftojnl mediat amerikane.

Shqiptimi i dënimit është shtyrë për më 18 shtator në orën 10:00, njoftoi gjyqtari Huan Merçan.


Më parë sot u publiku se prokurorët e çështjes nuk e kundërshtojnë shtyrjen e tillë pas vendimit të rëndësishëm për imunitetin e Trampit, të marrë dje nga Gjykata e Lartë.

Rasti ka të bëjë me mbulimin e blerjes së heshtjes së një ylli porno për ta penguar atë të zbulojë një marrëdhënie intime me Trump, të cilën ai e mohon. ls/ 

foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR