Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Bajden "di se si të rikthehet" pas debatit të keq
- Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti Xho Bajden mund të rikthehet nga performanca e dobët e debatit javën e kaluar, duke shtuar se nuk ka nevojë që ai të dëshmojë aftësitë e tij njohëse.

Uashington, 2 korrik 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti Xho Bajden mund të rikthehet nga performanca e dobët e debatit javën e kaluar, duke shtuar se nuk ka nevojë që ai të dëshmojë aftësitë e tij njohëse.
"Ai e di se si të kthehet," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Zhan-Pjer.
Ajo shtoi se ekipi mjekësor i Bajdenit më parë kumtoi se një test njohës për Bajdenin, 81 vjeç, nuk është "i nevojshëm". ls/