• e enjte, 05 shtator 2024

Përmbytet një anije në La Mansh, jetën e kanë humbur 13 emirgrantë, përfshirë tre fëmijë

Përmbytet një anije në La Mansh, jetën e kanë humbur 13 emirgrantë, përfshirë tre fëmijë

 Paris, 3 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 13 emigrantë mes të cilëve dhe tre fëmijë kanë humbur jetën sot pasi anija në të cilin ndodheshin u përmbys gjatë rrugës përmes kanalit La Mansh nga Franca për në Britaninë e Madhe, raportoi gazeta franceze "La Vua di Nord", ndërsa është duke u zhvilluar një operacion i madh për të shpëtuar më shumë se 50 njerëz.

 Zëdhënësi i rojes bregdetare franceze më parë deklaroi se 10 persona janë në gjendje kritike. Roja bregdetare britanike nuk iu përgjigj menjëherë hetimit për rastin.

 Në shenjë të seriozitetit të situatës, televizioni CNews raportoi se pritet që më së vonti pasdite të mbërrijë pranë qytetit të Boulonj-sur-Mer ministri francez i Punëve të Brendshme në largim Zherald Darmanin.

 Lufta kundër emigrimit ilegal është prioritet edhe i qeverisë britanike edhe asaj franceze. Më shumë se 2.000 persona kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të vogla në shtatë ditët e fundit, sipas të dhënave të qeverisë britanike.

 Presidenti francez Emanuel Makroni dhe kryeministri britanik Kir Starmeri javën e kaluar premtuan bashkëpunim të afërt për mbylljen e rrugëve të kontrabandës së emigrantëve.qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR