• e martë, 20 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Përfundoi armëpushimi, shpërthime në disa qytete të Ukrainës

Përfundoi armëpushimi, shpërthime në disa qytete të Ukrainës

Kiev, 21 prill 2025 (MIA) - Armëpushimin që e shpalli Rusia në zonën për operacione speciale ushtarake për Pashkë skadoi në mesnatë sipas kohës së Moskës, ku edhe Rusia edhe Ukraina deklaruan pretendime të ndryshme për respektimin ose shkeljen e armëpushimit.

Armëpushimi, i cili hyri në fuqi më 19 prill në orën 18:00, ishte në fuqi gjatë festave të Pashkëve.

Shpërthime u dëgjuan mëngjesin e sotëm në disa qytete të Ukrainës, duke përfshirë Nikolaev, Çerkasi dhe Herosn, gjatë një sulmi ajror që u shpall në të gjithë Ukrainën.

Kryebashkiaku i Nikolaev, Aleksandar Sjenkeviç, përmes Telegramit i konfirmoi shpërthimet në atë qytet, duke theksuar se alarmi është ende në fuqi, transmetoi Ukrinform.

"Në Nikolaev u dëgjuan shpërthime. Alarmi vazhdon", thuhet në mesazhin e kryetarit të bashkisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR