• e diel, 22 dhjetor 2024

Përballje me qentë endacakë kryesisht derisa ka para sipas tenderëve, vetëm disa qytete kanë shërbim të përhershëm

Përballje me qentë endacakë kryesisht derisa ka para sipas tenderëve, vetëm disa qytete kanë shërbim të përhershëm

Shkup, 14 maj 2023 (MIA) - Është rritur numri i personave të kafshuar nga qentë endacakë, komunat pohojnë se çdo ditë kapen, një numër i vogël komunash kanë strehimore për qen të pastrehë, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë shpërndajnë fotografi dhe video të tufave me qen endacakë në rrjetet sociale. Megjithatë, në pushtetin vendor po punohet për menaxhimin e problemit me qentë endacakë ndonëse siç bëjnë me dije shërbimet kompetente, qentë sillen nga njëri qytet në tjetrin.

Për trajtimin e qenve me sterilizim dhe procedura të tjera, ne kryesisht bashkëpunojmë me zyrat veterinare dhe nëpërmjet tenderëve, ndërsa numri i qyteteve që kanë zyra publike apo shërbime të specializuara për këtë qëllim që e bëjnë vazhdimisht këtë, është mjaft i vogël.

Kjo është përmbledhja e gjendjes me qentë endacakë nëpër komuna, pasi korrespondentët e MIA-s kërkuan përgjigje nga pushteti lokal në pyetjen se si e menaxhojnë qytetet këtë problem serioz.

Në të gjithë vendin, vetëm Shkupi, Strumica dhe Prilepi kanë shërbim të specializuar publik apo komunal, i cili punon 24/7 dhe gjatë gjithë vitit me kapjen, trajtimin dhe mbajtjen e përkohshme të qenve endacakë në strehimore para se ata të strehohen diku. 

Në Prilep, për të pestën vit funksionon strehimorja për qentë endacakë në ndërmarrjen komunale “Komunalec”. Dr. Tanja Barlakoska nga strehimorja e cila ka kapacitet për 13 qen, thotë se çdo ditë kanë pesë deri në gjashtë raporte për qen apo tufa me qen endacakë në rrugë. 

Sipas hulumtimeve të tyre, çdo vit në komunën që përfshin qytetin dhe zonat rurale ka nga 700 deri në 900 qen endacakë. Nga pushteti lokal thonë se pas padive për kafshim nga qen endacakë janë paguar dy milionë e 28.575 denarë dhe këtë vit për katër muaj është afër 513.000 denarë, sa për tërë vitin 2021. 

Nga shkurti i vitit 2023 në Strumicë ka filluar punën stacioni për qentë endacakë i menaxhuar nga NP “Lana”. Ky stacion ka gjithsej 58 shtretër-kuti, ku punojnë dy veterinerë, tre teknikë veterinerë dhe pesë punonjës për kapjen e qenve dhe për përkujdesjen e tyre. 

Projeksioni i autoriteteve lokale pas hapjes është në një periudhë dyvjeçare trajtimi i plotë i gjithë numrit të qenve të pastrehë së bashku me të sapolindurit dhe të ardhurit në territorin e Komunës së Strumicës. Për funksionimin e stacionit, Komuna siguron 4,5 milionë denarë në vit, por do të sigurojë edhe fonde përmes kapjes dhe trajtimit të qenve nga komunat Bosilovë dhe Novosellë. 

Në Manastir, nga ana tjetër, kanë një pike strehimi të qenve endacakë, por nga Qeveria kërkojnë ndihmë financiare për ndërtim. Ndërkohë, problemi po zgjidhet në bashkëpunim me operatorin ekonomik “Provetalek”, i cili ka sigurur trajtim veterinar për 88 qen endacakë. Komuna e Manastirit vitin e kaluar ka paguar 2,8 milionë denarë dëmshpërblim për qytetarët e kafshuar nga qentë, njofton pushteti lokal. 

Në qendrën më të madhe turistike – Ohër, me procedurë tenderimi është përzgjedhur edhe klinika veterinare për trajtimin human të qenve endacakë nga Demir Hisari, e cila në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike dhe shoqatat civile për mbrojtjen e kafshëve nga qyteti, kapin qentë endacakë dhe i trajton ata. Sasho Najdeski, drejtor i PK “Ohridski Komunalec”, tha për MIA-n se për trajtimin e duhur të qenve, nga buxheti i Komunës vitin e kaluar, kompania ka marrë 500 mijë denarë, të cilat janë të mjaftueshme për trajtimin e rreth 80 deri në 90 qenve. 

Komuna e Strugës, nga ana tjetër, në bashkëpunim me një klinikë të autorizuar veterinare, në muajin shkurt filloi kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë në qytet, si dhe prezantoi projektin për ndërtimin e stacionit për trajtimin human të qenve, për realizimin e të cilit kërkoi ndihmë nga shteti dhe fonde ndërkombëtare. Sipas statistikave të SPB-së të Ohrit, vitin e kaluar 2022 ka pasur dy herë më shumë raportime në krahasim me vitin e kaluar. 

“Nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë regjistruar gjithsej 25 raportime për kafshime nga qen endacakë”, njoftoi për MIA-n, Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së të Ohrit. 

Komuna e Shtipit e zgjidh problemin e qenve endacakë në bashkëpunim me aktivistët e shoqatave të Shtipit për mbrojtjen e kafshëve të pastreha. Toshe Gjorgjievski, shef i Sektorit për inspektime në Komunën e Shtipit, thotë se çdo javë në territorin e Komunës së Shtipit kapen dhe mbyllen kafshë endacake, ndërsa në aksion marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Shtipit, aktivistë civilë dhe operatori veterinar "Todor Velkov” nga Kumanova. 

“Kjo mënyrë e zgjidhjes së problemit me kafshët e pastreha filloi të zbatohej pasi të tre palët u ulën në një tryezë të përbashkët dhe ranë dakord së bashku. Vitin e kaluar, për më shumë se gjysmë viti, në Shtip janë kapur mbi 100 qen të pastrehë, prej të cilëve mbi 20 tashmë janë strehuar. Mesatarisht në çdo aksion kapen pesë deri në gjashtë qen, të cilët trajtohen në mënyrë humane”, tha Gjorgjievski. 

Sipas të dhënave nga Komuna e Shtipit, qytetarët vitin e kaluar kanë iniciuar gjithsej pesë procedura gjyqësore me qëllim kompensimin e dëmit, ndërsa sivjet nuk kanë pranuar padi për kontest të ngritur në Gjykatën Themelore në Shtip. 

Për nëntë komuna në rajonin e Vardarit ka filluar ndërtimi i stacionit për qen të pastrehë, i cili ndodhet në territorin e komunës së Kavadarit, i cili zgjidh këtë problem akut për 150 mijë qytetarë. Nëpërmjet një ueb-platforme të posaçme, është planifikuar të lehtësohet mënyra e raportimit të një problemi nga qytetarët, si dhe do të zhvillohet një sistem për monitorimin dhe regjistrimin e qenve të pastrehë. 

Komuna e Dellçevës, nga ana tjetër, ndau 500 mijë denarë për kapjen e qenve endacak përmes aksioneve në bashkëpunim me Stacionin Veterinar nga Vinica si operator ekonomik me të cilin ishte nënshkruar kontrata pas një prokurimi publik të kryer më parë. Marrëveshja, siç informon komuna, përfshin shërbime për kapjen, ndërhyrjet dhe trajtimin human të qenve të pastrehë, pra qenve të paregjistruar dhe qenve të regjistruar që gjenden në një zonë publike pa praninë e pronarit. 

Në Kumanovë në muajin mars është përmbyllur tenderi i fundit me qendrën veterinare-blektorale “Todor Velkov” për kapjen e qenve endacakë dhe kësaj radhe janë ndarë 1.500.016 denarë. “Todor Velkov” ka stacionin e strehimit në fshatin Cetircë të Kumanovës, por mbulon edhe fshatin Staro Nagoriçane dhe Likovën. 

Programi i sivjetshëm për trajtimin e kafshëve të pastreha në Kriva Pallankë, ndërkaq, realizohet në bashkëpunim me qendrën blegtorale-veterinare “Todor Velkov”, Kumanovë – kompania e vetme që ka aplikuar në tenderin e shpallur nga Komuna në muajin janar, dhe ky prokurim është lidhur në muajin shkurt. Buxheti vjetor i ndarë për këtë qëllim është 720.000 denarë dhe është rritur në krahasim me vitin e kaluar, 2022, kur ishin ndarë 600.000 denarë. Që nga viti 2016, në komunën e Kriva Pallankës mbahet evidencë me regjistër dhe janë regjistruar vetëm shtatë sulme ndaj qytetarëve nga qentë, raste për të cilat qytetarëve iu është paguar dëmshpërblim në një vlerë prej rreth 500.000 denarësh. 

Menaxhimi i problemit me qentë në Gostivar është në përputhje me Programin për zgjidhjen e problemit të kafshëve të pastreha për vitin 2023, por qyteti duhet të ndërtojë një qendër të re dhe më të madhe me rezervë për kujdesin e kafshëve të pastreha dhe të rrezikshme. Në vazhdim është thirrja publike për kapjen dhe trajtimin profesional të qenve endacakë dhe qenve të paregjistruar në territorin e komunës së Gostivarit, e cila zgjat deri në mesin e muajit maj. 

Në gusht, komuna e Tetovës pranoi të bashkëpunojë me organizatën joqeveritare Amos Shelter, gjë që çoi në kapjen e 82 qenve. Nga Komuna thonë se për veprimet dhe bashkëpunimet e mëtutjeshme do të diskutohet dhe siç pohojnë ata, shqetësues është fakti se çdo ditë sillen mbi 20 qen nga vendbanimet e tjera të Tetovës. 

“Ekipet tona i ndjekin këta shkelës, por nuk është e lehtë të gjenden në vendin e ngjarjes dhe të regjistrohen targat e automjeteve që bartin qentë”, thekson Komuna e Tetovës. 

null

Amos Shelter thotë se për të vënë nën kontroll problemin e qenve të pastrehë duhet të përcaktohet një strategji kombëtare mes institucioneve dhe subjekteve të ndryshme. 

“Institucionet duhet të krijojnë një regjistër të mbarështuesve të qenve me kontroll të fortë. Me para nga buxhetet komunale, klinikat veterinare duhet të ofrojnë sterilizime falas për qentë e pastrehë dhe aplikimin e detyrueshëm të mikroçipit. Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve duhet të kenë të drejtën e kujdesit dhe strehimit të qenve nga rruga, sipas statistikave të deritanishme, më së shumti birësime nga vendi ynë janë nga shoqatat që sipas të gjitha protokolleve i dërgojnë në shtëpi të përshtatshme”, theksoi Gent Toska, nga shoqata. 

null

Njëkohësisht, shoqata thotë se funksionaliteti dhe trajtimi më i mirë është i mundur edhe tani, por është e nevojshme që institucionet dhe organizatat të kenë mirëkuptim dhe bashkëpunim në vazhdimësi. 

“Nëse institucionet nuk i vënë nën kontroll mbarështuesit e qenve, atëherë pavarësisht nëse sterilizohen/kastrohen masivisht qentë e pastrehë, problemi nuk do të zgjidhet. Nëse klinikat veterinare nuk paguhen me kohë nga komunat për sterilizimet/kastrimet, atëherë nuk do të ketë mjaftueshëm sterilizime/kastrime për të reduktuar numrin e qenve të pastrehë sepse çdo 4 deri në 6 muaj do të ketë mjaft këlyshë të rinj në rrugë. Nëse për shoqatat bëhet e vështirë për t'u birësuar jashtë vendit tonë, atëherë nuk do të mund të largohet një numër i madh qensh nga rruga, çka do të thotë se tufat e qenve do të vazhdojnë të formohen”, theksojnë nga Amos Shelter. 

null

Përndryshe, pas incidentit me vrasjen e dhjetëra qenve të rrugës në Strugë në fillim të vitit, që shkaktoi reagime të dhunshme në opinion, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se pavarësisht se problemi i qenve endacakë është përgjegjësi e autoriteteve vendore, qeveria do të kërkojë ndihmë nga Brukseli, përmes programeve IPARD për të ndërtuar një stacion, i cili do të jetë shtëpia e këtyre qenve. Duke theksuar se kjo është kompetencë ekskluzive e komunave, ai ndër të tjera tregoi se nuk bëhet fjalë nëse kryetarët e komunave kanë pushtet apo jo, por nëse kanë fokus, përkushtim dhe vullnet për t'u marrë me problemet.

Aleksandar Samarxhiev-Tetovë 

Zoran Maxhovski-Gostivar 

Aleksandar Baçiq-Ohër 

Slagjana Stojkova Kostoski-Strugë 

Elizabeta Mitreska-Prilep 

Marjan Tanushevski-Manastir 

Svetlana Darudova-Kavadar 

Aleksandra Maksimovska-Kumanovë 

Irena Beleshkovska-Kriva Pallankë 

Valeri Spasevski-Dellçevë 

Viktorija Dimitrieva Jovanova-Shtip 

Risto Tasev-Strumicë 

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR