• e premte, 20 dhjetor 2024

Përbërja e re e KSHPK-së dha deklaratë solemne në Kuvend

Përbërja e re e KSHPK-së dha  deklaratë solemne në Kuvend

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Anëtarët e rinj të Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit sot dhanë një deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski.

Përbërja e re e KSHPK-së përbëhet nga kryetarja e Komisionit, Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin Shtetëror për Revizion (ESHR) dhe anëtarët gjyqtarja e Gjykatës Themelore Sofia Spasova Medarska, dy ish-këshilltaret në KSHPK, Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri.

 

Kryetarja e KSHPK-së Dimitrovska në deklaratën për mediat theksoi se do të punojnë në mënyrë të pavarur dhe objektive dhe nuk do të lejojnë asnjë presion apo ndikim. Si KSHPK, potencoi ajo, në drejtim të mbrojtjes së integritetit dhe forcimit të besimit të popullit, gjegjësisht shtetit, do të hetojmë, shqyrtojmë dhe japim rekomandime dhe politika për parandalimin e korrupsionit.

"Gjithsesi vetë si institucion nuk mjafton të mbrohemi nga ky fenomen korrupsioni, i cili është gjenerator i shumë problemeve në shoqëri. Si faktorë të rëndësishëm në këtë luftë kundër korrupsionit, sigurisht që edhe mediat janë ato që kanë detyrim të zbulojnë, hetojnë dhe sigurisht që me objektivitetin dhe paanshmërinë tuaj do të kontribuojnë në zbardhjen e shumë dyshimeve për korrupsion. Për më tepër, një rol shumë domethënës, ndoshta më domethënës, kanë institucionet qeveritare, të cilat me integritetin dhe efikasitetin e tyre do të kontribuojnë në parandalimin e luftës kundër korrupsionit, më tej qytetarët. Veçanërisht të rëndësishme janë institucionet ndërkombëtare që do të mundësojnë shkëmbimin e të dhënave, informacione të cilat dhe si janë të një rëndësie të madhe për ne si KSHPK", tha Dimitrovska.

 

Në pyetjen e gazetarëve se përbërja e mëparshme shpeshherë ka theksuar se ka probleme me institucionet që duhet të vazhdojnë punën e tyre, siç është Prokuroria, sepse nëse nuk vazhdon puna juaj në këto institucione, ajo edhe më tej shuhet, Dimitrovska theksoi se ata së pari duhet të perceptojnë situatën ashtu siç është dhe të shohin se me çfarë sfidash do të përballen.

Lidhur me atë se a kanë ndonjë ide apo plan se si ta rrisin zbatimin e rekomandimeve, Dimitrovska tha se me luftën e tyre, përmes mediave dhe qytetarëve, do të përpiqen të sensibilizojnë të gjitha institucionet qeveritare për zgjidhjen e këtij problemi.

 

 

Dimitrovska theksoi se motivi i saj për të aplikuar për t'u bërë anëtare e KSHPK-së ishte se mund të bëhet një hap përpara në luftën kundër korrupsionit, i cili aktualisht është problemi më serioz i një shoqërie.

Lidhur me pyetjen se a mendon se duhet të miratohet ndonjë zgjidhje shtesë ligjore në mënyrë që KSHPK-ja të ketë kompetenca më të mëdha, Dimitrovska u përgjigj se ende nuk është koha për të folur për këtë çështje dhe thekson se Komisioni do ta shqyrtojë të gjithë rregullimin ligjor dhe nëse konsiderojnë se në të ka paqartësi apo dobësi, do të marrin masa për tejkalimin e të njejtave. qa

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR