KEMM: Miratohet Deklaratë rajonale për përdorimin etik dhe transparent të inteligjencës artificiale në media
- Këshillat e etikës për media nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë këtyre ditëve kanë miratuar një Deklaratë rajonale mbi përdorimin etik dhe transparent të inteligjencës artificiale në media.
- Post By Fami Bajrami
- 20:48, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Këshillat e etikës për media nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë këtyre ditëve kanë miratuar një Deklaratë rajonale mbi përdorimin etik dhe transparent të inteligjencës artificiale në media.
Mesazhi kryesor në Deklaratën për gazetarët në rajon është se IA duhet të shërbejë si një mjet që mbështet gazetarët dhe redaksitë, por kurrë si zëvendësim për vlerësim njerëzor, gjykimit profesional ose përgjegjësisë editoriale.
Draft-deklarata mbi përdorimin etik të inteligjencës artificiale në media, siç informojnë nga KEMM është hartuar nga profesoresha për komunikime strategjike, Marina Tuneva, ndërsa pjesëmarrësit në takimin rajonal përmes punës dyditore, përcaktuan përmbajtjen përfundimtare të dokumentit.
Në takimin i cili u mbajt në Ohër nga 19 deri më 20 maj i organizuar nga Këshilli për etikë në media të Maqedonisë (KEMM) nën patronazhin e UNESKO-s morën pjesë përfaqësues të trupave vetërregullues të medias nga Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Turqia të bashkuar nën projektin rajonal "Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore: mbështetje për gazetarinë si një e mirë e përbashkët" mbështetur nga UNESKO dhe financuar nga Bashkimi Evropian.
Foto: KEMM