Ministri Limani zhvilloi takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Al-Hajarin
- - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot ushtruesin e detyrës ambasador të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin.
- Post By Fitore Curri
- 17:16, 22 maj, 2025
Shkup, 22 maj 2025 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot ushtruesin e detyrës ambasador të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin.
Siç informojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në takim, i cili ishte takimi i parë protokollar, të dyja palët shprehën kënaqësinë dhe besimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë me përpjekje të përbashkëta për të rritur intensitetin e tij.

Bashkëbiseduesit folën për shkëmbimin e përvojave pozitive në fushat nën kompetenca të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me theks në avancimin e mbrojtjes sociale, politikave për familjet dhe të rinjtë.
Theksi u vu edhe në avancimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht duke mundësuar përfshirjen digjitale për këta persona. Shteti i Katarit është një frymëzim për përparimin e madh në këtë fushë dhe sheikja Moza ka merita të veçanta, nëna e emirit aktual të Katarit.
Ambasadori i Katarit i bëri ftesë ministrit Limani për të vizituar vendin e tij, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat nën kompetencën e tij. fc/
Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve