• e martë, 23 korrik 2024

Për gjashtë muaj në funksion akceleratori në SPQ "8 Shtatori", paralajmëron Taravari

Për gjashtë muaj në funksion akceleratori në SPQ

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Akceleratori në SPQ "8 Shtatori" pritet të funksionojë për gjashtë muaj pasi që të përfundojnë përgatitjet e nevojshme, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

"Për akceleratorin na duhet kohë, së paku rreth tre muaj në mënyrë që të bëhen kontrollet e caktuara nga specialistët nga ajo fushë, të na thonë se çka mungon dhe çka duhet të investohet. Nuk do të thosha se para gjashtë muajve mund ta vendosim në funksion akceleratorin. Gjendja duket mirë atje ku është vendosur akceleratori, ne do të vijmë ta promovojmë pasi që të trajtohen dy apo te pacientë. Megjithatë, na jepni afat, së paku gjashtë muaj t'i bëjmë të gjitha pëgatitjet e nevojshme në mënyrë që të mund të funksiojë", tha Taravari në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në SPQ "8 Shtatori".

Për akceleratorët në spitalet në Shtip dhe Manastir, tha se do të mund të informojë pas vizitave në dy spitalet.

"Për spitalin e Shtipit akoma nuk kam informim. Mendoj se është jofunksional. Megjithatë, na jepni kohë ta vizitoj spitalin dhe të shoh, ndërsa në Manastir shpreoj se për dy javë do të jemi atje. Dhe atje akceleratori nuk funksionon, megjithatë ambulanca për fat të mirë funksionojë. Të shohim çka mundet nha ajo që ka mbetur ta vendosim në funksion", tha Taravari.

Ai konfirmoi se i qëndron premtimit se të gjitha të dhënat që do të mblidhen për akceleratorët, do të dërgohen në Prokurori e cila do të duhet të kotnrollohet nëse ka bazë për vepër penale.

Akceleratorët për SPQ "8 Shtatori" dhe për spitalet në Shtip dhe Manstir, në shumë milionëshe, u kontrolluan para rreth një dekade, por deri më tani fare nuk ishin vënë në funksion. Me furnizimin dhe vendosjen në funksion të këtyre aparateve mjekësore duhet të mundësohet pacientët e sëmurë nga kanceri të cilët jetojnë në brendi, të mos udhëtojnë drejt Shkupit në mënyrë që të pranojnë radioterapi. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR