• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Përpjekjet e Kurtit për të hyrë në skenën politike nuk janë asgjë e re, por nuk do të kenë kurrfarë ndikimi

Osmani: Përpjekjet e Kurtit për të hyrë në skenën politike nuk janë asgjë e re, por nuk do të kenë kurrfarë ndikimi

Shkup, 17 janar 2024 (MIA) -  Përpjekjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të hyrë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, nuk është asgjë e re. Përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në skenën politike në vend, e cila është e konsoliduar, konsideron ministri i Punëve  të Jashtme Bujar Osmani.

 "Para së gjithash nuk është diçka e re, sepse përpjekje të tilla për mbështetje dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë ka pasur edhe më herët nga kandidati për president, i cili më pas ishte ministër në Qeverinë e Kosovës, përmes pjesëmarrjes së eksponentëve të lartë në tubime parazgjedhore dhe mitingje. Dhe kjo tregoi se skena politike e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e konsoliduar dhe nuk pres, siç nuk ndikoi më herët,   të ndikojë edhe tani.  Aspekti i dytë është fragmentimi i skenës politike. Këtu nuk flas si ministër i Çunëve të Jashtme, por si përfaqësues i shqiptarëve. Fragmentimi i skenës politike shqiptare në disa parti më të vogla e dobëson fuqinë për t'u paraqitur si duhet në shtet, sepse ka një tendencë, të nxitur nga faktorë të jashtëm, por edhe pak nga ata të brendshëm, që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të organizohen në Secili qytet të ketë një parti politike dhe çdo qytet të ketë liderin e vet politik dhe të merren me çështjet lokale dhe mes vete, që të mos ketë një platformë politike që përfaqëson shqiptarët dhe përcjell vullnetin e tyre politik në institucione", thotë. Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp me kolegun shqiptar Igli Hasani.

 Aspekti i tretë, thotë është ndikimi i politikës rajonale, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike në vend janë aq të përcaktuara saqë çdo legjitimim i pjesëmarrjes së shteteve të tjera me partitë e tyre politike, duke i përfshirë edhe Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën, mund t'i prishë dinamikat këtu.janë kaq saktë të kalibruar, duke i reflektuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërpolitike.

"Më e rëndësishmja është se tashmë është provuar dhe nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në skenën e konsoliduar politike", nënvizoi Osmani. 

Kreu i diplomacisë shqiptare, Hasani, ndërkaq, në pyetjen e njjtë është përgjigjur se është këtu si përfaqësues i Shqipërisë, për t'i mbështetur forcat progresive evropiane të shqiptarëve dhe të Maqedonisë së Veriut në pikëpamjet e tyre të qarta për të ardhmen evropiane. Shprehu besimin se rezultatet e procesit të ardhshëm zgjedhor nuk  do të sjellin ndryshim të përkushtimit të vendit për të ardhmen evropiane. 

 "Shqipëria është e fokusuar në nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbrojtjen e palëkundur të të drejtave të shqiptarëve në të gjithë rajonin është një element. Por, nuk duhet të harrohet perspektiva euroatlantike e të gjithë shqiptarëve, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi apo kudo. Ne në mënyrë maksimale do të përpiqemi t'i ndihmojmë fqinjëta tanë të përparojnë në rrugën evropiane dhe euroatlantike. Është e rëndësishme të jemi të bashkuar, jo vetëm si shqiptarë, por  edhe si forca progresive në rajon për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane", tha Igli Hasani.

 

QËNDRONI TË LIDHUR