Mucunski në Vjenë prezantoi politikat qeveritare për tërheqjen e investimeve të reja të huaja
- Në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takim me kompanitë, anëtare të Shoqatave së Industrialistëve.
- Post By Ramize Qamili
- 15:42, 5 dhjetor, 2025
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi takim me kompanitë, anëtare të Shoqatave së Industrialistëve.

"Në fjalimin e tij para përfaqësuesve të sektorit privat, ministri Mucunski i informoi biznesmenët austriakë për mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik, politikat ekonomike dhe tregtare të Qeverisë, si dhe masat që kanë për synim tërheqjen e investimeve të huaja", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në takim u diskutuan për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushat e pjesës së infrastrukturës, energjetikës, digjitalizimit dhe inovacionit teknologjik, me qëllim shkëmbimin e tregtisë dhe investimeve. rq/
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme