• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Për automjetet për konferencën e OSBE-së ka pasur vetëm një ofertë, marrëveshja është kornizë

Osmani: Për automjetet për konferencën e OSBE-së ka pasur vetëm një ofertë, marrëveshja është kornizë

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Sipas përvojave të vendeve të tjera, supozohej se vetë konferenca do të kushtonte rreth pesë milionë euro. Jemi shumë larg, larg këtyre mjeteve. Edhe te vendet tjera, shpenzimet për kryesimin variojnë nga pesë deri në tetë milionë euro, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesues me OSBE-në, Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me organizimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, si konferenca përfundimtare e vendit që kryeson me Organizatën.

Siç tha, shpenzimet për kryesimin me OSBE-në janë të vendit që kryeson, ndërsa rreth gjysmë milioni euro janë siguruar gjatë vitit nga Sekretariati i OSBS-së, por kryesisht për ngjarjet që mbahen në Vjenë, Pragë, Varshavë.

"Kur të përfundojë konferenca do të bëjmë një mesatare në raport me të gjitha shpenzimet që janë bërë”, shtoi Osmani.

"Lidhur me automjetet që do të shfrytëzohen për zbatimin e delegimeve, tha se marrëveshja është kornizë dhe në thirrjen është paraqitur vetëm një ofertues. OBSE në Udhëzuesin, sipas të cilit MPJ-ja e përgatit ngjarjen e madhe, ka vendosur standarde për llojin, markën, numrin e automjeteve etj.

"Marrëveshja që arritëm me rentakar-agjencinë është kornizë si një plan rezervë. Sepse ne duhet, sipas standardeve të OSBE-së, të kemi automjete të siguruara për çdo ministër, për secilin delegacion - që nga dita e mbërritjes deri në ditën e largimit. Marrëveshja është bërë kornizë, që do të thotë se është përcaktuar çmimi për automjet dhe për ditë, dhe në marrëveshje thuhet qartë se Ministria e Punëve të Jashtme nuk është e detyruar të përdorë të gjitha automjetet, por vetëm aq sa duhet. Pasi t'i shterojmë të gjitha kapacitetet institucionale vendase, domethënë automjetet ministrore, automjetet e SHPPP-së, furgonët, autobusët, çdo gjë që mund të gjejmë, pastaj pjesën tjetër që nuk do të mund ta sigurojmë, tashmë kemi ku të sigurojmë automjete. Këtë duhet ta bëjmë që të jemi të mbuluar sa i përket automjeteve", tha Osmani.

Procedura është bërë me tender publik, ka theksuar ai, gjatë të cilit janë informuar të gjitha rentakar agjencitë, por fatkeqësisht, siç tha ai, ka pasur vetëm një ofertë.

"Pse ka pasur një ofertë, ju duhet të pyesni rentakar agjencitë, ndoshta nuk mund të siguronin një numër të tillë automjetesh, të atyre markave, me atë ngjyrë, në vend, në rajon, apo nuk kishin interes të bënin këtë. Nuk është çështje për ne, ne kemi pasur një procedurë ligjore në të cilën ka qenë një ofertë, çmimet i cakton ofertuesi dhe ne e lidhim kontratën në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik, andaj nuk ka asgjë të kontestueshme në atë pjesë, nuk ka asnjë dilemë dhe dyshim në procedurën, është trajtuar në mënyrën më të mirë”, tha Osmani. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR