• e premte, 05 dhjetor 2025

Osmani: Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me presidentin Tramp për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë

Osmani: Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me presidentin Tramp për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë

Prishtinë, 7 gusht 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin Donald Tramp për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

“Faleminderit presidentit Tramp për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Tramp për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, ka shkruar Osmani.

QËNDRONI TË LIDHUR