Osmani: Kryesia qendrore e BDI-së sot do të vendosë për hapat e ardhshëm
- Kryesia qendrore e Bashkimit Demokraitk për Integrim, sot do të mbajë takim në të cilin do të vendosë për hapat e ardhshëm, informoi për MIA-n nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi që dje e filluan nismën "Roje për gjuhën" me prani 24-orëshe para Gjykatës kushtetuese deri në mbajtjen e mbledhjes për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:41, 9 dhjetor, 2024
Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Kryesia qendrore e Bashkimit Demokraitk për Integrim, sot do të mbajë takim në të cilin do të vendosë për hapat e ardhshëm, informoi për MIA-n nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi që dje e filluan nismën "Roje për gjuhën" me prani 24-orëshe para Gjykatës kushtetuese deri në mbajtjen e mbledhjes për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
"Deri më 11 dhjetor sigurisht mbetemi, ndërkaq për më tutje do të vendoset plotësisht. Sot ka takim të Kryesisë qendrore, ka edhe koordinim të liderëve të Frontit evropian ku do të vendoset për hapat e ardhshëm.
Siç theksoi Osmani, thirrja për "Roje të gjuhës" do të thotë mbrojtje të Maqedonisë së Veriut multietnike, sepse, siç tha, kjo nuk është vetëm kauzë e shqiptarëve.
"Thirrja për mbrojtje të gjuhës është drejt të gjithëve, megjithatë jo vetëm të gjuhës, por kjo është thirrje për roje të një Maqedonie të veriut multietnike, demokratike dhe evropaine, kështu që kjo nuk është vetëm kauzë e shqiptarëve, këtu pres secilin njeri me vullnet të mirë i cili konsideron se deri më tani duhej t'i kishim tejkaluar çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat themelore të bashkësive etnike dhe të ndërtojmë shtet dhe shoqëri e cila synon Bashkimin Evropian, por, për fat të keq, forcat retrograde po tentojnë të na kthejnë prapa, duke e sfiduar më të shenjtën për qytetarët", tha Osmani.
Sipas tij, Gjykata kushtetuese kryen urdhra nga VMRO-DPMNE-ja, e cila, siç tha, në program partiak ka ndalesë për përkatësi etnike.
"Më vjen keq si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi Gjykatës kushtetuese e cila porositë program partiak, e dini se vendimi për t'u ndaluar përkatësia etnike është shkruar në programin e VMRO-DPMNE-së dhe realizohet me urdhër të partisë përmes Gjykatës kushtetuese", tha Osmani. ab/
Foto: МIА