Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 43-të
- Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e re të 43-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 28 pika mes të cilave edhe Propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë, në lexim të dytë dhe Propozimi për emërim të anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit dhe shërbime të menaxhimit me mbeturinat komunale të RMV-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:03, 8 prill, 2025

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e re të 43-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 28 pika mes të cilave edhe Propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV-së për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian "Altea" në Bosnjë e Hercegovinë, në lexim të dytë dhe Propozimi për emërim të anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit dhe shërbime të menaxhimit me mbeturinat komunale të RMV-së.
Deputetët do të diskutojnë edhe rreth Propozimit për shkarkim dhe emërim të kryetarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit të financuar kapital pensional, Propozimit për emërim të anëtarit të Komisionit rregullator për banim, Propozimit të vendimit për shkarkim të anëtarëve të Agjencisë prë posta, Propozimit të vendimit për zgjehdje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, në lexim të dytë, Propozimit të programit për plotësim të Programit të mesëm shkollor për formim, ruajte, ripërtëritje dhe shfrytëzim të mallrave rezervë për periudhën 2021-2025 dhe Propozimit të ligjit për ndryshim të Ligjit për tokë ndërtimore, në procedurë të shkurtuar.
Në suaza të kësaj mbledhje para deputetëve në lexim të parë janë Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për siguri sociale për të moshuarit, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për organizatat invalidore, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për të drejtat e invalidëve të luftës, të anëtarëve të familjeve të tyre dhe të anëtarëve të familjeve të luftëtarëve të rënë, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për shënim, rregullim dhe mirëmbajtje të varreve dhe varreve të luftëtarëve të varrosur në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe jashtë vendit, si dhe të pjesëtarëve të armatave të huaja nga ish-luftërat në territorin e RMV-së, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për sigurim material të pjesëmarrësve në Luftën nacional-çlirimtare, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për të drejtat e personave të përn djekur dhe të burgosur për idetë e identitetit të popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për të drejtat e bartësve të Përmendores partizane 1941, të perosnave të dekoruar me Dekoratën e heroit të popullit dhe të luftëtarëve të Luftës revolucionare dhe nacional-çlirimtare spanjolle prej vitit 1936 deri në vitin 1939, Propozim ligji për ndryshim dhe pltoësim të Ligjit për mediume dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për praktikë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje juridike të shërbimeve të cilat bazohen në, apo prëfshijnë, qasje të kushtëzuar, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për zgjidhje të qetë të kotesteve të punës.
Deputetët do të diskutojnë edhe rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogën minimale në RMV, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falimentim, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pronësinë industriale, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbikëqyrje të tregut, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kërkesat teknike për prodhimet dhe vlerësim i konformitetit, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të jashtme, Propozim ligji për ndrysim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtat e ngjashme, të gjithë në lexim të parë. ab/
Foto: МIА Arkivi