Ndalesë aktive për automjete të rënda ngarkuese në rrugën Tetovë - Kodër e Diellit
- Në drejtimin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit është ende aktive ndalesa për automjete të rënda ngarkuese, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore (zinxhirët), kumtoi LAMM.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:31, 8 prill, 2025

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Në drejtimin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit është ende aktive ndalesa për automjete të rënda ngarkuese, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjes dimërore (zinxhirët), kumtoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët e tjera të vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufutare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Sipas njoftimeve nga Viadukt Trej SHPKNJP - Gostivar prej 09.04.2025 (E mërkurë), do të bëhet rikonstruimi i nyjeve të zgjerimit të një pjese të autostradës Negotinë-Veles (qarkorja Negotinë), ku komunikacioni do të zhvillohet në një korsi në drejtim nga Negotina drejt Velesit në kohëzgjatje prej 15 ditëve.
Drejtimi rrugor Krushevë - f.Divjak i Poshtëm - f.Kopishë nuk është i sigurt për komunikacion dhe prej 04.04.2025 është i mbyllur për çfarëdo lloj komunikacioni. Mund të shfrytëzohet rruga rajonale f.Pusta Reka - Krushevë.
Drejtimi rrugor Ohër - Resnjë, përmes parkut nacionaë Galiçicë prej 15.11.2024 është i mbyllur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.
Ura në lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër Bashino Sello është e mbyllur për çdo lloj komunikacioni.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. ab/
Foto: МIА Arkivi