Promovim i botimeve për punën e policisë në kuadër të projektit mes BSP-së dhe Suedisë
- Drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP), Aleksandar Janev, sot do të marrë pjesë në promovimin e dokumenteve "Koncepti kombëtar për punën e policisë në komunitet" dhe "Manuali kombëtar për punën e policisë në komunitet" në kuadër të projektit bilateral me Mbretërinë e Suedisë.
- Post By Fami Bajrami
- 07:39, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP), Aleksandar Janev, sot do të marrë pjesë në promovimin e dokumenteve "Koncepti kombëtar për punën e policisë në komunitet" dhe "Manuali kombëtar për punën e policisë në komunitet" në kuadër të projektit bilateral me Mbretërinë e Suedisë.
Siç kumton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në aktivitetin është planifikuar të mbajnë fjalime drejtori i BSP-së Janev dhe zëvendësshefja e Misionit në ambasadën e Suedisë në vendin tonë, Elizabet Dalberg.
Foto: arkivi i MIA-s