Seanca e parë e përbërjes së re të Trupit Ndërsektorial për Koordinim të Luftës kundër Korrupsionit
- Në sallën solemne të Qeverisë do të mbahet seanca e parë e përbërjes së re të Trupit Ndërsektorial për Koordinim të Luftës kundër Korrupsionit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:38, 8 prill, 2025

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Në sallën solemne të Qeverisë do të mbahet seanca e parë e përbërjes së re të Trupit Ndërsektorial për Koordinim të Luftës kundër Korrupsionit.
Në ngjarje fjalime përshëndetëse do të kenë kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, i cili edhe udhëheq me Trupin Ndërsektorial.
Siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, fjalime do të kenë edhe ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, zëvendësambasadorja e SHBA-së, Nikol Varnes dhe shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val.