• e hënë, 01 korrik 2024

Orban: Hungaria nuk do të marrë pjesë në operacione të mundshme të NATO-s në Ukrainë

Orban: Hungaria nuk do të marrë pjesë në operacione të mundshme të NATO-s në Ukrainë

Budapest, 6 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi sot se Budapesti nuk do të dërgojë ushtarë të tij në rast të pjesëmarrjes potenciale të NATO-s në luftën në Ukrainë.

"Ukrainasit mendojnë se sa më shumë shtete përfshijnë në luftën kundër rusëve, aq më shumë kanë mundësi për fitore, për këtë kërkojnë përfshirje të Bashkimit Evropian, por edhe në gjithë botën në luftë. Nga pikëpamja ukrainase, përshkallëzimi i luftës është logjik, megjithatë, ne hungarezët e dimë se duhet të mbetemi jashtë luftës, sepse hyrja në luftë do të ishte kundër interesave kombëtare hungareze", deklaroi Orban.

Ai shtoi se Hungaria nuk mund ta mbështesë holandezin Mark Rute si sekretar i ri i përgjithshëm i Aleancës kur Jens Stoletenberg do të shkojë në tetor, sepse, siç tha, "ai angazhohet për qëndrimin se të gjitha anëtaret e NATO-s duhet të përkushtohen në pjesëmarrje në aksione ushtarake jashtë territorit të Aleancës". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR