• e diel, 22 dhjetor 2024

Orban: BE-ja duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë për shkak të çmimeve të larta të energjisë

Orban: BE-ja duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë për shkak të çmimeve të larta të energjisë

Budapest, 15 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se Bashkimi Evropian duhet t'i rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato kontribuojnë në mbajtjen e çmimeve të larta të energjisë, gjë që ndikon negativisht në konkurrencën e ekonomisë evropiane.

Orbani për radion publike hungareze Koshut deklaroi se kostot e larta të energjisë i vendosin kompanitë evropiane në gjendje jo të favorshme në krahasim me konkurrentët e tyre, veçanërisht kompanitë amerikane që paguajnë çmime dukshëm më të ulëta për produktet energjetike.

Sipas tij, kompanitë amerikane paguajnë vetëm një të katërtën e shumës që kompanitë evropiane ndajnë për gazin dhe energjinë elektrike e që krijon një problem serioz për BE-në.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR