• e mërkurë, 15 janar 2025

Opozita në Venezuelë nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve: Ne kemi fituar me 70 për qind të votave

Opozita në Venezuelë nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve: Ne kemi fituar me 70 për qind të votave

Karakas, 29 korrik 2024 (MIA) - Koalicioni opozitar në Venezuelë sot nuk e pranoi fitoren e zgjedhjeve që e publikoi presidenti Nikolas Maduro dhe theksoi se kanë marrë 70 për qind të votave, jo 44 për qind siç ka paralajmëruar Këshilli zgjedhor.

"Duam t'i themi të gjithë Venezuelës dhe botës, se Venezuela ka një president të ri të zgjedhur, ndërsa ai është (kandidati) Edmundo Gonzales Urutia," deklaroi liderja e opozitës Maria Korina Maçado para gazetarëve duke shtuar: "Fituam". 

Uashingtoni është "seriozisht i brengosur" se rezultatet nga zgjedhjet në Venezuelë ku presidenti Nikolas Maduro është zgjedhur fitues nuk janë të sakta, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken. 

"Seriozisht jemi të shqetësuar se rezultati i shpallur nuk pasqyron vullnetin apo votën e popullit të Venezuelës", tha Blinkeni i cili ndodhet për vizitë në Japoni. 

Këshilli zgjedhor e shpalli sot Nikolas Maduron fitues të zgjedhjeve presidenciale me 51.2 për qind të votave dhe kësisoj ai fitoi një mandat të ri gjashtëvjeçar në Venezuelë.

Elvis Amoroso, kryetar i Këshillit zgjedhor, lojal ndaj qeverisë, deklaroi se 44.2 për qind e votave shkuan për kandidatin e opozitës Edmundo Gonzalez Urutia i cili kryesonte në anketat parazgjedhore. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR