Rada Supreme e Ukrainës e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin deri më 9 maj
- Rada Supreme e Ukrainës ka miratuar ligjin për aprovimin e dekretit të presidentit të shtetit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:19, 15 janar, 2025
Kiev, 15 janar 2025 (MIA) - Rada Supreme e Ukrainës ka miratuar ligjin për aprovimin e dekretit të presidentit të shtetit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë.
“Rada Supreme ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme për 90 ditë, nga 8 shkurti deri më 9 maj”, bëri të ditur deputeti ukrainas Aleksej Gonçarenko në kanalin e tij Telegram.
Ai tha se ligji është miratuar me 315 vota.
Deputeti nga fraksioni parlamentar Golos, Jaroslav Zheleznjak tha se kjo do të jetë hera e 14-të që Rada Supreme voton për gjendje të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, mediat ukrainase raportuan se Rusia dhe Ukraina kanë liruar nga 25 ushtarë të kapur në shkëmbimin e parë të robërve të luftës në vitin 2025, njoftuan sot të dyja vendet.
Mijëra luftëtarë janë kthyer në dhjetëra shkëmbime që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022 që është një formë e rrallë bashkëpunimi midis Moskës dhe Kievit pas gati tre vjet luftime.
Foto: arkivi i MIA-s