Tusk: Rusia ka planifikuar “aksione terroriste” në ajër kundër Polonisë dhe vendeve të tjera
- Kryeministri polak Donald Tusk sot deklaroi se Rusia ka planifikuar “aksione terroriste” në ajër kundër Polonisë dhe vendeve të tjera.
- Post By Fami Bajrami
- 14:42, 15 janar, 2025

Varshavë, 15 janar 2025 (MIA) – Kryeministri polak Donald Tusk sot deklaroi se Rusia ka planifikuar “aksione terroriste” në ajër kundër Polonisë dhe vendeve të tjera.
“Informacionet e fundit mund të konfirmojnë justifikimin e frikës se Rusia ka planifikuar akte terroriste në ajër, jo vetëm kundër Polonisë”, tha Tusk në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski në Varshavë.
Tusk tha gjithashtu se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën polake dhe se themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve janë "të dukshme, të pakushtëzuara dhe nuk do të ndryshojnë".
Kjo është vizita e tretë e Zelenskit në Varshavë që nga invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Dy vizitat e tij të mëparshme kanë qenë në prill 2023 dhe korrik 2024.
Foto: EPA