• e hënë, 23 dhjetor 2024

Opozita e Kosovës kërkon shkarkimin e Qeverisë së Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit

Opozita e Kosovës kërkon shkarkimin e Qeverisë së Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit

 Prishtinë, 22 mars 2024 (MIA) -  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në opozitë  ka përgatitur një rezolutë me kërkesë për debat parlamentar për trevjetorin e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, me të cilën kërkon që kjo qeveri ta përfundojë mandatin duke dhënë dorëheqje dhe Kuvendi i Kosovës të vetëshpërndahet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në konferencën e sotme për media ka thënë se kjo qeveri "ka arritur vetëm t'i shkaktojë dëm shtetit dhe e ka kthyer Kosovën në pikën më të errët". 

 "Kemi përgatitur kërkesë për një debat parlamentar për trevjetorin e kësaj qeverisjeje të keqe, e cila realisht arriti vetëm t'i shkaktojë dëme shtetit dhe e ktheu Kosovën në pikën më të errët që askush nuk mund ta imagjinonte", tha Tahiri.

Sipas tij, kryeministri Kurti është dorëzuar dhe vetë po kërkon zgjedhje të parakohshme. 

"Jam i kënaqur që kryeministrii Kosovës e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet dhe më në fund e tha edhe vet. U dorëzua prandaj vendi duhet të shkoj në zgjedhje. Në fillim të këtij mandati kryetari i (AAK, Ramush) Haradinaj thoshte keni kujdes se ky është mashtrues e njerëzit shikonin me huti të madhe. Kjo qeveri nuk i ndejti prapa asnjë vendimi të vet. Kurti u dorëzua në 3 vjetorin e tij e mandatit të tij duke kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje", ka thënë Tahiri. 

Kurti dje deklaroi se opozita  nuk është e aftë t'i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend për ta rrëzuar Qeverinë dhe "i ofroi" ta ndihmojë ta bëjë atë.  

 
 
 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR