Numri i viktimave nga tërmeti në Japoni është rritur në 48
- Numri i viktimave në tërmetin e fuqishëm që dje goditi Japoninë sot është rritur në 48, kumtoi shtabi i i katastrofave në prefekturën Ishikava.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:49, 2 janar, 2024

Tokio, 2 janar 2024 (MIA) - Numri i viktimave në tërmetin e fuqishëm që dje goditi Japoninë sot është rritur në 48, kumtoi shtabi i i katastrofave në prefekturën Ishikava.
Bi-Bi-Si, duke cituar zyrtarë nga prefektura kumtoi se numri i viktimave mund të rritet.
Disa tërmete të forta, prej të cilave më i forti ishte 7.6 sipas shkallës së Rihterit dje ka goditur prefekturën japoneze Ishikava, në bregun e Detit të Japonisë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s