Në Poloni sot mbahen zgjedhje presidenciale
- Në Poloni sot mbahen zgjedhje presidenciale, ndërsa për pozitën e presidentit aktual, Andzhej Duda do të kandidojnë 12 burra dhe një grua, kumtoi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:08, 18 maj, 2025

Varshavë, 18 maj 2025 (MIA) - Në Poloni sot mbahen zgjedhje presidenciale, ndërsa për pozitën e presidentit aktual, Andzhej Duda do të kandidojnë 12 burra dhe një grua, kumtoi DPA.
Pas dy mandateve pesëvjeçare, Duda nuk ka të drejtë rikandidimi.
Prefekti i varshavës, Rafal Tshaskovski është në epërsi në anketat para votimit. Tshaskovski 53-vjeçar është kandidat i "Koalicionit qytetar" liberal-konservator, i kryesuar nga kryeministri Donald Tusk.
Partia më e madhe opozitare "E drejta dhe drejtësia", e përfaqësuar nga presidenti Andzhej Duda, e mbështetë historianen 42-vjeçare, Karol navrocki, e cila është në vendin e dyët në anketa.
Sllavomir Mencen është kandidat i Konfedeeratës radikale djathtiste "Liri dhe pavarësi", por gjasat e tij për fitore janë të vogla, sipas anketave sociologjike.
Pritet dy kandidatët me më së shumti vota të përballen në rrethin e dytë pas dy javësh.
Presidenti polak ka funksione përfaqësuese jashtë vendit, ndikim ndaj politikës së jashtme, e emëron shefin e qeverisë dhe kabinetin dhe është komandant suprem i forcave të armatosura polake në rast lufte. ab/
Fotо:МIА arkivi