Në Vatikan filloi mesha inauguruese e papa Leos së XIV
- Papa Leo i XIV sot e kryeson meshën inauguruese në Vatikan, me çka zyrtarisht fillon shërbimi i tij si kreu i 267-të i Kishës katolike.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:16, 18 maj, 2025

Romë, 18 maj 2025 (MIA) - Papa Leo i XIV sot e kryeson meshën inauguruese në Vatikan, me çka zyrtarisht fillon shërbimi i tij si kreu i 267-të i Kishës katolike.
Fillimi i shërbimit liturgjik është caktuar për në orën 10 në Romë, ndërsa në të do të marrin pjesë përfaqësues të shumtë botërorë dhe liderë fetarë.
Mesha mbahet në sheshin "Shën Pjetri" para bazilikës "Shën Pjetri" në Vatikan, ku tashmë kanë arritur disa dhjetëra mijë besimtarë nga e mbarë bota, ndërsa papa para gjsmsë ore arriti atje me papamobilin e tij, prej ku i përshëndeste besimtarët e pranishëm.
Në meshën e sotme inauguruese, papës së ri do t'i dorëzohen simbolet zyrtare të funksionit të tioj papnor - paliumi dhe unaza e peshkatarit.
Në mesin e 150 personave zyrtarë dhe delegacioneve që do të marrin pjesë në meshën inauguruese janë nënsekretari amerikan XH.D. Vens dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, kancelari austriak Kristian Stoker, kryeministri kanadez Mark Karni, kryetarja e Komisionit evropia, Ursulla Fon der Lajen, kryeminsitri francez, Fransoa Bajru dhe kancelari gjerman, Fridrih Merc.
Atje do të jenë edhe presidenti italian, Serxho Matarella dhe kryeminsitrja Xhorxha meloni, presidenti izraelit, Isak Hercog, ministrja rus e eKulturës, Olga Ljubinova, presidenti ukrainas, VOlodimir Zelenski dhe shumë tët jerë, lajmërojnë mediumet britanike.
Ish-kardinali amerikan Robert Prevost, i cili e mori emrin papa Leo XIV, u zgjodh më 8 maj në krye të Kishës katolike. ab/
Foto:Skrinshot nga Vatikan njus