• e shtunë, 14 qershor 2025

Pesë persona e humbën jetën nga rrëzimi i dy helikopterëve civilë në Finlandë

Pesë persona e humbën jetën nga rrëzimi i dy helikopterëve civilë në Finlandë

Talin/Helsinki, 18 maj 2025 (MIA) - Disa persona e humbën jetën në Finlandë pasi që dy helikopterë civilë me pesë udhëtarë u ndeshën në ajër dhe u rrëzuan, kumtoi policia.

Sipas planeve të fluturimit, njëri nga helikopterët ka bartur dy persona, ndërsa tjetri tre.

"Në fatkeqësi jetën e humbën disa persona. Numri i saktë i viktimave dhe identiteti i udhëtarëve ende nuk është konfirmuar", kumtoi policia finlandeze.

Megjithatë, televizioni publik estonez ERR, transmetuar nga DPA, kumtoi se besohet se të gjithë pesë udhëtarët kanë vdekur.

Fatkeqësia ndodhi në mesditë në Finlandën jugperëndimroe.

Sipas hetuesve, helikopterët udhëtonin nga kryeqyteti estonez Talin drejt aeroportit finlandez.

Hetuesit gjetën mbetje të dy helikopterëve në rajonin malor në veri të Turkut.

Shkaku i fatkeqësisë mbetet i paqartë.

Mediumet theksojnë se udhëptarët ishin biznesmenë.

Një dëshmitar okular, i intervistuar nga gazeta finlandeze "Iltalehti" deklaroi se ka parë se si njëri prej helikopterëve manovron dhe e ka goditur helikopterin tjetër. ab/

Fotо: Х

QËNDRONI TË LIDHUR