Numri i viktimave në dhunën në Sirinë jugore tejkaloi 1.000
- Dhuna në Sirinë jugore mori më shumë se 1.000 jetë për një javë, sipas raportit të ri të Observatorit sirian për të drejtat e njeriut (SOHR) me seli në Britani të Madhe.
- Post By Sara Ademi
- 15:30, 20 korrik, 2025
Damask, 20 korrik 2025 (MIA) - Dhuna në Sirinë jugore mori më shumë se 1.000 jetë për një javë, sipas raportit të ri të Observatorit sirian për të drejtat e njeriut (SOHR) me seli në Britani të Madhe.
Sipas SOHR-së, numri i viktimave përfshin 336 luftëtarë nga druzët dhe 298 civilë nga druzët, duke përfshirë 194 "të ekzekutuar menjëherë nga ana e pjesëtarëve të ministrive të mbrojtjes dhe punëve të brendshme".
Mes të vdekurve 342 janë pjesëtarë të forcave qeveritare të sigurisë dhe 21 beduinë, duke përfshirë tre civilë "të ekzekutuar nga luftëtarët druzë".
Plotësisht, 15 pjesëtarë të forcave qeveritare u vranë në sulmet izraelite, kumtoi SOHR. sa/
foto: EPA