• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Numri i të vdekurve në tërmetin në Mianmar arriti në 3.301

Numri i të vdekurve në tërmetin në Mianmar arriti në 3.301

Mandalej, 4 prill 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Mianmar u rrit në 3.301, lajmëroi sot kanali informativ shtetëror kinez CGTN.

Sipas CGTN, i cili i referohet Radio-televizionit Mianmar, janë lënduar 4.792 persona, ndërsa 221 konsiderohen të zhdukur.

Tërmeti me fuqi prej 7,7 ballëve sipas Rihterit i 28 marsit, një prej më të fuqishmëve që e goditi Mianmarin, goditi rajone me 28 milionë njerëz duke lënë shumë persona pa ushqim, ujë dhe strehim. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR