• e premte, 22 nëntor 2024

Nuk kemi marrë asnjë propozim për reforma në gjyqësi, fillojmë ta zhvillojmë sistemin tonë reformues, paralajmëron Mickoski

Nuk kemi marrë asnjë propozim për reforma në gjyqësi, fillojmë ta zhvillojmë sistemin tonë reformues, paralajmëron Mickoski

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Afati deri 30 shtator që e dha Qeveria mbaroi, por për fat të keq te ne nuk ka arrit asnjë propozim konkret si duhet të ndodhë reforma në sistemin tonë gjyqësor? Prandaj nga sot ne fillojmë ta zhvillojmë sistemin tonë dhe fillojnë reformat në sistemin gjyqësor të Maqedonisë, pasi Maqedonia dhe qytetarët nuk kanë më shumë hapësirë për pritje, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në konferencën e sotme me rastin e 100 vjetorit të mandatit të Qeverisë së re. 

Ai nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është një nga vërejtjet më të mëdha që ai ka dëgjuar ditët e fundit, gjegjësisht pasi ende nuk ka filluar lufta kundër korrupsionit, por theksoi se as edhe si njeri, as edhe si profesor universitar, as si politikan nuk do ta lejojë nga ajo të bëjë estradë dhe asnjëherë siç tha, "nuk do të ndodhë përmes pozicionit të vet dhe keqpërdorimit të institucioneve të cilat janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë të manifestojnë forcë dhe revanshizëm, sepse përgjithmonë duhet ta ndalojë atë mënyrë të sjelljes".

"Është njerëzore të falësh, por gjithashtu është e nevojshme krimi dhe korrupsioni të dënohen. Por ka institucione ku udhëhiqen nga ato procese, ka ligje, ka Kushtetutë para së cilës duhet të përgjigjen ata që kanë kryer krime, pavarësisht nëse janë politikanë kriminelë, biznese apo kriminelë të tjerë që ende mund t'i takojmë në rrugë në mbarë vendin. Prandaj ju lutem të jeni të durueshëm, procesi është i vështirë sepse ne kemi një prokurori dhe gjyqësor të kapur dhe nuk e kam fjalën për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, por një grup të vogël të tyre që janë pasues partie që kanë kontaminuar sistemin tonë të drejtësisë", tha Mickoski. 

Ai theksoi se deri dje kur është dorëzuar në Qeveri propozimi për reformën në drejtësi, zyrtarisht nuk ka ardhur asnjë propozim.

Lufta me krimin dhe korrupsionin vazhdon, theksoi kryeministri duke shtuar se një pjesë e madhe e rasteve tashmë janë zbuluar dhe janë në horizont.

Sipas tij, kësaj praktike duhet t'i jepet fund kur njësi speciale hynin në shtëpitë e deputetëve para syve të fëmijëve të vegjël dhe vepronin mbi to për të kënaqur suetën e disa pushtetarëve politikë.

Nuk ka nevojë për këtë, duhet të jemi në tokë, është më mirë një gjysmë hap përpara, se sa tre përpara-dy mbrapa, më besoni se tashmë është ndjerë. Përgjegjësia është në nivelin më të lartë dhe puna do të vazhdojë me vendosmëri edhe më të madhe", vlerësoi Mickoski. qa/

Foto: printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR