• e premte, 20 dhjetor 2024

Nju-Jork Tajms: Izraeli nuk ka gjasa të qëllojë lokacionet bërthamore iraniane

Nju-Jork Tajms: Izraeli nuk ka gjasa të qëllojë lokacionet bërthamore iraniane

Nju-Jork, 8 tetor 2024 (MIA) - Izraeli nuk ka gjasa të qëllojë objektet bërthamore iraniane si përgjigje e sulmit raketor të javës së kaluar në Teheran, publikoi gazeta Nju-Jork Tajms, duke cituar persona zyrtarë anonim.

Burimet e gazetës citojnë se Izraeli me siguri do të fokusohet në sulme ndaj bazave ushtarake, shërbimeve të inteligjencës ose udhëheqësisë, por më vonë mund mund të vazhdojë me programin bërthamor, nëse Irani sërish kthen.

Autoritetet izraelite dyshojnë në efikasitetin e sulmit ndaj programit bërthamor iranin sepse besojnë se sulmet e tilla mund ta detyrojnë të shkojë në ilegale ose ta përshpejtojnë zhvillimin e saj.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se për vite me radhë Izraeli nuk kishte asnjë plan real për të sulmuar programin bërthamor të Iranit, në vend të kësaj u fokusua në kërcënimet nga Hezbollahu derisa Naftali Benet u bë kryeministër i Izraelit në vitin 2021. Me ardhjen e tij në pushtet, presioni për të sulmuar programin bërthamor të Iranit u rrit dhe ai këmbënguli në ushtrime që simulojnë fluturime të gjata drejt Iranit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR