Platformat e KQZ-së shqiptare ishin cak i disa sulmeve të sofistikuara kibernetike gjatë zgjedhjeve
- Kryetari i komisionit qendror zgjedhor (KQZ), Iliarian Celibashi, për herë të parë deklaroi se gjatë ditëve zgjedhore dhe pas tyre, ueb-faqja e KQZ-së disa herë ishte cak i sulmeve kibernetike, të cilat sipas tij të gjitha ihsin nga jashtë dhe nuk ishin të rastësishme, por të orgnaizuara.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:21, 23 maj, 2025
Tiranë, 23 maj 2025 (MIA) - Kryetari i komisionit qendror zgjedhor (KQZ), Iliarian Celibashi, për herë të parë deklaroi se gjatë ditëve zgjedhore dhe pas tyre, ueb-faqja e KQZ-së disa herë ishte cak i sulmeve kibernetike, të cilat sipas tij të gjitha ihsin nga jashtë dhe nuk ishin të rastësishme, por të orgnaizuara.
"Platformat e KQZ duke nisur nga PER janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikuar me institucionet përkatëse. Kemi 192 mln kërkesa të regjistruara në 7 ditë. 5700 kërkesa, piku i kërkesave për sekondë. Nga të dhënat që kemi rezulton që një pjesë e madhe atyre kanë qenë të organizuara të sofistikuara dhe jo Rastësore, të gjitha nga jashtë. Të krahasueshme me sulme të ngjashme që ka pasur edhe në shtete të tjera si Franca apo Estonia", tha ai.
Lidhur me votimin e diasporës, ai theksoi se votues ishin regjistruar nga 85 vende të botës, duke i mbuluar të gjitha kontinentet.
Lidhur me akuzat e opozitës për manipulime zgjedhore ai theksoi se "opozita mund të vazhdojë me betejë ligjore".
Ndërkohë lideri i opozitës, Sali Berisha porositi se vendi duhet "urgjentisht të ketë qeveri teknike e cila do të zbatojë zgjehdje të lira dhe demokratike". ab/
Foto: KQZ