Tajlanda regjistroi 50.000 raste me Kovid-19 për një javë, një lloj i ri nxit rritjen
- Tajlanda ka regjistruar më shumë se 50,000 raste të reja me Kovid-19 në vetëm një javë, me ç'rast autoritetet shëndetësore që paralajmërojnë se rritja e nxitur nga lloji Omikron XEC që përhapet me shpejtësi, nuk ka arritur ende kulmin.
- Post By Sara Ademi
- 11:22, 23 maj, 2025
Bangkok, 23 maj 2025 (MIA) - Tajlanda ka regjistruar më shumë se 50,000 raste të reja me Kovid-19 në vetëm një javë, me ç'rast autoritetet shëndetësore që paralajmërojnë se rritja e nxitur nga lloji Omikron XEC që përhapet me shpejtësi, nuk ka arritur ende kulmin.
Sipas Xhuraj Vongsavat, zëdhënëse e Departamentit për kontroll të sëmundjeve, ndërsa mes 11 dhe 17 maj janë vërejtur 49.065 raste, ndërsa edhe 12.524 raste të reja janë raportuar nga 18 maji, publikoi "The Nation".
Sipas Ministrisë së Shëndetit Publik të Tajlandës, XEC, një nga nëntipet më të reja të Omikron, besohet të jetë shkaku kryesor i goditjes dhe po përhapet shtatë herë më shpejt se gripi sezonal, sipas Ministrisë së Shëndetit Publik të Tajlandës, raportoi "Bangkok Post".
Megjithatë, shkalla e vdekshmërisë mbetet e ulët, rreth 0.02 për qind, për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit dhe aksesit në barna antivirale, vuri në dukje Xhuraj.
Pavarësisht nga ashpërsia e lehtë për shumicën e pacientëve, zyrtarët po i bëjnë thirrje publikut të ndihmojë në mbrojtjen e grupeve të cenueshme, duke përfshirë të moshuarit, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
"Njerëzit me simptoma të frymëmarrjes duhet të qëndrojnë në shtëpi, të vetë-testohen dhe të kërkojnë kujdes mjekësor nëse rezultojnë pozitivë", këshilloi Xhuraj.
Vala aktuale pritet të vazhdojë edhe për dy deri në tre muaj të tjerë, por shkalla e infeksionit mund të ulet më shpejt nëse njerëzit mbajnë higjienë të rreptë personale dhe sjellje parandaluese.
Ndërsa Tajlanda po prezanton vaksina falas të gripit për popullatat e cenueshme midis majit dhe gushtit, dozat përforcuese për Kovid-19 nuk do të ofrohen falas. Individët me rrezik të lartë inkurajohen të konsultohen me profesionistë mjekësorë në lidhje me përshtatshmërinë për një dozë përforcuese.
Në Bangkok për momentin ka më së shumti të infektuar me Kovid-19 dhe me grip. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s