• e shtunë, 20 korrik 2024

Një tërmet i fortë goditi pjesën veriore të Kilit pranë kufirit me Argjentinën

Një tërmet i fortë goditi pjesën veriore të Kilit pranë kufirit me Argjentinën

Santiago, 19 korrik 2024 (MIA) – Një tërmet me magnitudë prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur mbrëmë pjesën veriore të Kilit, afër kufirit me Argjentinën, dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha materiale, njoftoi Instituti Gjeologjik amerikan.

Në njoftim thuhet se epiqendra e tërmetit ishte 45 kilometra në juglindje të qytetit San Pedro de Atakama, në një thellësi prej 117 kilometrash.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Presidenti i Kilit, Gabriel Boriç, ka shkruar në X se sipas informacioneve fillestare, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Boriç bën me dije se për shkak të tërmetit, disa pjesë të një shkëmbi kanë rënë në autostradën që lidh komunat Kalama dhe Tokopilla, në lindje të epiqendrës dhe në qytetin San Pedro de Atakama ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Kili ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit” e Paqësorit, ku tërmetet janë të shpeshta. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR