Osmani: Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit politik evropian (EPC), ka takuar dje presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda.
- Post By Fami Bajrami
- 22:24, 19 korrik, 2024

Prishtinë, 19 korrik 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit politik evropian (EPC), ka takuar dje presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda.
"Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë", ka thënë presidentja Osmani.