• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shqipëri: Vazhdon saga për vulën dhe logon e PD-së

Shqipëri: Vazhdon saga për vulën dhe logon e PD-së

Tiranë, 19 korrik 2024 (MIA) - Gjykata e Apelit në Tiranë shpalli vendimin me çka konfirmon vendimin e gjykatës së shkallës së parë se vula dhe logoja i përkasin krahut të Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lulzim Bashës i cili në regjistrin gjyqësor ende figuron si lider i partisë, duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Lartë.

"Publikimi i vendimit skandaloz të 11 qershorit hap rrugën për t'iu drejtuar me urgjencë Gjykatës së Lartë. Ne do të pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton shumë më tepër", shkruan Basha në postimin në Fejsbuk.

Në vendim thuhet se vula dhe logoja e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike i përket krahut të Sali Berishës “Nisma për rindërtimin e PD-së”, çështje që më shumë se dy vite e mundon partinë e cila përjetoi krizën më të thellë deri më sot.

Në regjistrin gjyqësor si lider i partisë që prej vitit 2013 figuron Lulzim Basha i cili me logon dhe vulën e partisë mori pjesë në zgjedhjet e fundit lokale të majit të vitit të kaluar.

Krahu i Berishës i cili dyshohet për korrupsion dhe ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i vitit të kaluar, drejtohet nga lideri joformal Flamur Noka, deputet dhe ish ministër i Punëve të Brendshme.

foto: Basha FB

QËNDRONI TË LIDHUR