Një pjesë e shtypit Perëndimor për Xhimi Karterin
- "Amerikës i duhen më shumë njerëz si Karteri", qëndron në faqen kryesore të "Nju-Jork tajms".
- Post By Sara Ademi
- 10:25, 30 dhjetor, 2024
Nju-Jork, 30 dhjetor 2024 (MIA) - "Amerikës i duhen më shumë njerëz si Karteri", qëndron në faqen kryesore të "Nju-Jork tajms".
"Jeta e tij ofron leksione të panumërta për të gjithë liderët. Ai ishte një njeri i disiplinuar me integritet dhe vlera të palëkundura", shkruan edicioni. Sipas Nju-Jork Tajms, ndër arritjet më të mëdha të Karterit është rregullimi i çmimeve të naftës dhe gazit natyror.
Edhe pse luante një rol të ndërmjetësuesit neutral gjatë negociatave për Kemp Dejvid në vitin 1978, pas braktisjes së funksionit ai u bë gjithnjë e më kritik ndaj Izraelit, veçanërisht në librin e tij të vitit 2006 - "Palestina: paqe, ndërsa jo aparteid", në të cilin sjellja e Izraelit ndaj palestinezëve krahasohet me ish sistemin e represionit racor në Afrikën e Jugut, shkruan gazeta.
Vdekja e Xhimi Karter shënon vdekjen e një paqebërësi dhe vdekjen e një lëvizjeje të jashtëzakonshme në jetën fetare në Amerikë - ungjillizmi progresiv, vë në dukje revista "Politiko".
Humbja e tij në zgjedhjet e vitit 1980 nga Ronald Regan dhe e djathta fetare i dha një goditje shkatërruese asaj tradite, e cila nuk është rikuperuar që atëherë, shënohet në tekst. Në të komentohet se këto zgjedhje kanë çuar në një bashkim të ungjillorëve të bardhë me qarqet e ekstremit të djathtë në Partinë Republikane, duke kulmuar në mbështetjen dërrmuese për Donald Tramp, i cili vështirë se është mishërimi i "vlerave familjare". Sipas ungjillorëve, këto vlera janë në qendër të punës së tyre.
Karter mori detyrën në vitin 1977 si "Xhimi Kush?" – Guvernatori i Gjeorgjisë, injoranca e të cilit për Uashingtonin konsiderohet si avantazh pas viteve të skandalit të Votergejt dhe Luftës së Vietnamit, komentoi gazeta britanike "Gardian".
Karter është presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-së, vuri në dukje gazeta, duke shtuar se ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, por në dekadat e mëvonshme u përqendrua në të drejtat e njeriut - përpjekje që i dhanë atij Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002.
Në shumë vende, Xhimi Karter ishte përshëndetur si hero, por duhet pasur në mendje se ai e mori fundkionin pothuajse pa ide se si t'i përmbushë premtimet e veta, e aq më shumë si ta zhvillojë politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-së, shkruan gazeta brotanike "Dejli mejl". Pjesë e problemit ishte figura e karterit. Për një pjesë të opinionit ai ishte enigmë. Ky president nuk ishte i aftë të bëjë që amerikanët të ndjehen mirë, shton edicioni. Sjellja e ftoftë ishte dobësia kryesore në raportet e tij me kolegët politikanë, të cilët filluan t'ia kthejnë armiqësinë për të cilën besohet se ai e tregonte ndaj tij, përfundon gazeta.
Gazeta gjermane "Velt" vëren se kancelari federal Olaf Sholc e ceki karterin si "luftëtar të përkushtuar të demorkacisë". "Bota humbi një ndërmjetës të madh i cili luftonte për paqe në Lindjen e Afërt dhe për të drejta të njeriut", tha Sholc në platformën sociale "X".
Pikëpamje tjetër paraqet gazeta amerikane. "Uollstrit xhurnall" - çështjen të cilën duhet ta zgjidhin librat e historisë është nëse karter i përkeqësoi problemet përmes pavendosmërisë dhe hamendjes apo nëse ai thjeshtë ishte president gjatë periudhës së trazirave të pashmangshme, farat e të cilave ishin mbjellur vite më parë.
"Uollstrit xhurnall" përkujton se "disa e përqeshnin Karterin se është naiv, por politika e tij e shënoi fundin e periudhës së ftohtë të realpolitikës që dominoi paraprakisht me sigurinë nacionale të SHBA-së". Arritja e tij më e rëndësishme në skenën botërore është marrëveshja historike paqësore mes Izraelit dhe Egjiptit, e arritur përmes diplomacisë së rëndë dhe të gjatë në kemp Dejvid, shkruan gazeta.
Edicioni, gjithashtu, përkujton se presidenti i sapozgjehdur Donalld Tramp propozoi që SHBA-ja ta tërheqë nismën e presidencës së Karterit me kthimin e kontrollit ndaj kanalit të Panamasë.
Sipas qëndrimit të pranuar në përgjithësi, Xhimi Karter nuk arriti si president dhe dështimi i tij ishte blerë vetëm me filantropinë e tij dhe përpjekjet e tij për ta promovuar dmeokracinë në vitet pas përfundimit të mandatit të tij presidencial", vëren Uashington post. "Ky është gabim i dukshëm, ndërsa arritjet e Karterit brenda dhe jashtë janë më voluminoze dhe më afatgjata se ato të pothuajse çdo presidenti të moderuar".
Sipas gazetës, shumë nga gabimet e Karterit janë të lidhura me stilin e tij të sjelljes dhe temperamentin e tij. "Ai nuk dakordohej mirë me mediumet dhe paguajti për këtë; një pjesë e madhe e përqeshjes drejt tij duket e ekzagjeruar në retrospektivë", komentoi uashington post. sa/ab/