• e shtunë, 04 janar 2025

Ish ministri izraelit Joav Galant braktis Netanjahun edhe në Kneset

Ish ministri izraelit Joav Galant braktis Netanjahun edhe në Kneset

Tel Aviv, 2 janar 2025 (MIA) - Ish ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, i cili shpesh herë ka mbajtur qëndrim të pavarur nga kryeministri Benjamin Netanjahu dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë në qeveri, ka njoftuar se po jep dorëheqje nga parlamenti.

Netanjahu e largoi Galantin nga qeveria në nëntor pas disa muajsh mosmarrëveshjesh për drejtimin e luftës kundër Hamasit në Gaza, por ai mbajti vendin e tij si anëtar i zgjedhur i Knesetit.

"Siç është në fushën e betejës, ashtu është në shërbimin publik. Ka momente kur një person duhet të ndalojë, të vlerësojë dhe të zgjedhë një drejtim për të arritur qëllimet e tij", tha Galant mbrëmë në një deklaratë televizive.

Si ministër, Galant shpesh herë kishte mosmarrëveshje me Netanjahun dhe partnerët e tij të koalicionit - partitë e ekstremit të djathtë dhe fetar, duke përfshirë përjashtimin ushtarak të hebrenjve ultra-ortodoksë.

Në mars të vitit 2023, Netanjahu zëvendësoi Galantin pasi ai bëri thirrje për ndalimin e planit shumë të diskutueshëm të qeverisë për të zvogëluar kompetencat e Gjykatës së Lartë. Shkarkimi i tij shkaktoi protesta masive dhe Netanjahu dha dorëheqjen.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër arreste për Galantint dhe Netanjahun, së bashku me liderin e Hamasit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin e Gazës, të cilin Izraeli e kundërshton. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR