• e shtunë, 04 janar 2025

Një i vdekur nga shpërthimi i "Cybertruck" i kompanisë "Tesla" para hotelit të Trampit në Las Vegas

Një i vdekur nga shpërthimi i

Las Vegas, 2 janar 2025 (MIA) - Së paku një person ka vdekur, ndërsa shtatë janë lënduar nga shpërthimi i një automjet elektronik "Cybertruck" të kompanisë "Tesla", të njeriut më të pasur në botë, Ilon Mask, që ishte i parkuar para hotelit të presidentit të ri amerikan, Donalld Tramp në Las Vegas, në shtetin federal Nevada.

Sherifi i Las Vegasit, Kevin Mekmahill, në konferencë për hstyp deklaroi se zjarri në automjet ishte paraqitur në orën 8:40 sipas kohës lokale. Ekipet për raste urgjente arritën në vendin e ngjarjes dhe e hasën automjetin "Cybertruck" të vitit 2024 tërësisht të kapluar nga zjarri.

"Në Cybertruck hasëm një person të vdekur, por për momentin nuk e dimë gjininë", tha Mekmahill.

Sipas sherifit, nga shpërthimi, me lëndime "të lehta" kaluan edhe shtatë perona.

Xheremi Shvarc, ushtrues detyre - agjent special i FBI-së në Las Vegas, konfirmoi se edhe ekipi i tij është kyçur në hetim.

Sipas burimeve të njoftuara me hetimin, automjeti ishte marrë me qira përmes kompanisë për huazim të automjeteve Turo.

Kamerat mbikëqyrëse e xhiruan shoferin derisa ka drejtuar automjetin afër hotelit "Tramp" në Las Vegas rreth një orë para shpërthimit, ndërsa më pas është kthyer dhe ka qëndruar para hotelit, ku automjeti ka shspërthyer disa sekonda më vonë, deklaroi një përfaqësues zyrtar për Si-En-En.

Në automjet janë gjetur mjete shpërthyese, që policia i përshkruajti si mjete piroteknike, bombola gazi dhe derivate për kampim, për të cilat besohet se ishin lidhur me sistemin për detonim, të kontrolluar nga shoferi.

Autoritetet po hetojnë lidhje të mundshme mes këtij shpërthimi dhe sulmit në Nju Orleans, ku i dyshuari sulmoi turmën e njerëzve me një kamion të marrë me qira nga kompania Turo. Tani për tani nuk është konstatuar lidhja e drejtpërdrejtë mes këtyre dy incidenteve.

Për incidentin foli edhe pronari i kompanisë "Tesla", Ilon Mask.

"I tërë ekipi i Teslës për momentin po e heton këtë rast. Më shumë informata do të kumtojmë sapo të marrim vesh diçka të re. Asnjëherë nuk kemi parë diçka të tillë", shkroi Mask në X. ab/

fotо: Policia e Nevadës

QËNDRONI TË LIDHUR