• e shtunë, 04 janar 2025

Të paktën 12 të vdekur në masakrën në Cetinje, autori u vetëvra

Të paktën 12 të vdekur në masakrën në Cetinje, autori u vetëvra

Cetinje, 2 janar 2025 (MIA) - I dyshuari për masakrën e paprecedentë në qytetin malazez të Cetinjës, Aco Martinoviq, është vetëvrarë pasi ka vrarë të paktën dymbëdhjetë persona, ka njoftuar policia malazeze.

Martinoviq, i cili ishte në arrati, policia e gjeti jo larg shtëpisë së tij në Cetinje.

"Pasi e rrethoi policia dhe pasi kishte parë se ishte në gjendje të pashpresë, ai qëlloi veten dhe vdiq gjatë transportit për në Qendrën Klinike", tha mbrëmë në një konferencë për media, drejtori i policisë, Llazar Shqepanoviq.

Ai shtoi se sulmuesi vrau të paktën dymbëdhjetë persona, por ka mundësi që të ketë edhe më shumë viktima. Katër persona mbetën të plagosur rëndë. Mes viktimave janë dy fëmijë 10 dhe 13 vjeç dhe të gjithë janë miqtë më të ngushtë, kumbarët dhe të afërmit e vrasësit.

Martinoviq ka filluar krimin në restorantin "Velestovo" afër Qendrës Sportive në Cetinje. Pas incidentit mes tij dhe një mysafiri, ai shkoi në shtëpi për të marrë një armë, u kthye në lokal dhe aty vrau katër persona.

Më pas ai vrau anëtarët e familjes së tij dhe dy fëmijët e moshës 10 dhe 13 vjeç në tre vende të njohura.

Shqepanoviq deklaroi se motivi i këtij krimi të paparë deri më tani në këtë qytet dhe në Mal të Zi është ende duke u përcaktuar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR