Vrasje e shumëfishtë në Cetinje, mediumet njoftojnë se dhjetë persona janë vrarë, mes të cilëve edhe fëmijë
- Të paktën dhjetë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, janë vrarë, ndërsa disa tjerë janë plagosur sot në Cetinje, kur një burrë i armatosur ka shtënë drejt tyre, pas çka ka ikur dhe tani për tani nuk është i kapshëm për policinë.
- Post By Besnik Shuki
- 22:38, 1 janar, 2025
Podgoricë, 1 janar 2025 (MIA) - Të paktën dhjetë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, janë vrarë, ndërsa disa tjerë janë plagosur sot në Cetinje, kur një burrë i armatosur ka shtënë drejt tyre, pas çka ka ikur dhe tani për tani nuk është i kapshëm për policinë.
Radio Televizioni i Malit të Zi publikoi se i dyshuar për vrasjet është Aco Martinoviq (45) nga Cetinje. Sipas policisë, pas zënkës në një kafene në lagjen Bajica në Cetinje, ai ka shtënë dhe ka vrarë të paktën katër persona, prej të cilëve disa edhe anëtarë të familjes së tij. Pas të shtënave në kafene, i dyshuari ka vrarë edhe disa persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.
Martinoviq është i armatosur dhe në arrati, ndërsa policia është në kërkim pas tij dhe e publikoi fotografinë e tij.
Cetinje është nën rrethim policor dhe forcat speciale policore janë dërguar në qytet.
Qytetarët e Cetinjes janë të shqetësuar, ndërsa policia u apelon qytetarëve të mbeten të qetë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi personi është i armatosur dhe i rrezikshëm.
Sipas njohurive të para të policisë, vrasja nuk është e lidhur me bandat kriminele. bsh/
Foto: RTCG