Sulmuesi i armatosur i cili vrau 15 njerëz në Nju Orleans kishte shërbyer në armatën amerikane
- Shamsud-Din Xhabar, 42-vjeçar nga Teksasi, i cili në kamionetën e tij sulmoi një turmë njerëzish në natën e Vitit të Ri në Nju Orleans, duke vrarë 15 persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, ka shërbyer 13 vite në ushtrinë amerikane, përfshirë edhe në Afganistan.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:10, 2 janar, 2025
Nju-Orleans, 2 janar 2025 (MIA) - Shamsud-Din Xhabar, 42-vjeçar nga Teksasi, i cili në kamionetën e tij sulmoi një turmë njerëzish në natën e Vitit të Ri në Nju Orleans, duke vrarë 15 persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, ka shërbyer 13 vite në ushtrinë amerikane, përfshirë edhe në Afganistan.
Hetuesit e FBI-së dhe pplicia lokale kumtuan se Xhabar nuk ka vepruar i vetëm dhe se po i kërkon bashkëpunëtorët e tij.
FBI kumtoi se në kamion ka pasur flamur të Shtetit islamik dhe incidentin e konsiderojnë si sulm të mundshëm terrorist.
Dhe përderisa hetimi është në rrjedhë, tani për tani nuk ka informata të cilat do të sqaronin përse Xhabar, shtetas amerikan i cili është rritur në Teksas, do ta kryente sulmin në Nju-Orleans.
Sulmuesi ishte vrarë në vendin e krimit gjatë këmbimit të zjarrit me policinë, kumtuan personat zyrtarë.
Xhabar ka shërbyer në armatën amerikane prej vitit 2007 deri në vitin 2015 si specialist për resurse njerëzore dhe teknologji informatike, ndërsa më pas është zhvendosur në rezervë ku ka punuar si specialist i TI-së deri në vitin 2020. Nga shkurti i vitit 2009 deri në janar të vitit 2010, ai ishte i sistemuar në Afganistan. Viteve të fundit ka punuar si agjent i patundshmërive.
FBI beson se Xhabar e ka marrë me qira kamionetën "Ford" me të cilën u ndesh me turmën e njerëzve në lagjen e njohur franceze, në orët e hershme të natës së vitit të ri para se të dalë dhe të qëllojë drejt policisë. Ai arriti ta anashkalojë rrethijën mbrojtëse duke vozitur në trotuar, kumtoi policia në Nju-Orleans.
Në automjet ishte gjetur flamuri i Shtetit islamik, ndërsa brenda janë gjetur armë dhe mjet potencial shpërthyes.
"Bresojmë se Xhabar nuk ka vepruar i vetëm", deklaroi në konferencë për htyp agjentja e FBI-së, Aletea Dankan. ab/
foto: ЕPА